Shtatëzania e fshehtë/ Studentja lind në tualet teksa po bëhej gati për të dalë me miqtë

Bota

Shtatëzania e fshehtë/ Studentja lind në tualet teksa po

Një studente mendoi se “po ëndërronte” kur shkoi në tualet përpara se të dilte me miqtë dhe solli në jetë një fëmijë.

Jess Davis, e cila mbushi 20 vjeç një ditë pas lindjes, nuk ia kishte idenë që ishte shtatzënë dhe mendoi se dhimbjet e barkut i kishte për shkak të periodave.

Studentja e historisë dhe politikës nga Bristol nuk kishte pasur shenja të dukshme shtatzënie dhe as bark…

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Independent, ajo solli në jetë një djalë më 11 Qershor të këtij viti.

Nëna e re, e cila është në vitin e dytë të universitetit tha: “Periodat e mia kanë qenë gjithnjë të çrregullta, kështu që nuk kisha dyshime.

Ndonjëherë me vinte për të vjedhë, por duke qenë se kisha nisur të merrja pilula të reja, mendoja e kisha nga ilaçet”.

“Kur linda pësova tronditjen më të madh të jetës. Mendova se po ëndërroja. Nuk e kuptova çfarë po ndodhte deri në momentin që e dëgjova të qante.

Mu desh disa kohë që të merrja veten nga tronditja që pësova, por tani jam tejet e lumtur.”

 

ME TE LEXUARAT