Shpërthimi terrorist në xhami, rritet numri i viktimave, zbardhen detajet e rënda

Bota

Shpërthimi terrorist në xhami, rritet numri i viktimave, zbardhen

Numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi me bombë në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar ka shkuar në 32. Mediat e huaja raportojnë se të paktën 150 të tjerë janë plagosur. Një pjesë e ndërtesës është shkatërruar ndërsa zyrtarët thonë se ka njerëz nën rrënoja.

Shumica e atyre që vdiqën ishin pjesë e forcave të policisë dhe besohet se ata ishin objektivi i sulmit. Më parë, u raportua se një person i ulur në rreshtin e parë kishte hedhur në erë veten por kjo nuk është konfirmuar dhe asnjë grup nuk e ka pranuar sulmin, raporton BBC.

Shefi i policisë së Peshaëarit, Muhammad Ijaz Khan, tha për mediat lokale se rreth 300 dhe 400 zyrtarë policorë ishin të pranishëm në zonë në kohën e shpërthimit. Kryeministri Shehbaz Sharif e ka dënuar ashpër sulmin. Ai tha se ata që qëndrojnë pas incidentit “nuk kanë asnjë lidhje me Islamin”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I gjithë kombi po qëndron i bashkuar kundër kërcënimit të terrorizmit.”, shtoi ai. Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të pasdites në qytetin veriperëndimor, pranë kufirit të vendit me Afganistanin.
“Aktualisht prioriteti ynë është të shpëtojmë njerëzit e varrosur nën rrënojat”, shtoi Khan. 

ME TE LEXUARAT