Shpërthen zjarri në një pallat, vdesin 10 persona

Bota

Shpërthen zjarri në një pallat, vdesin 10 persona

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe nëntë te tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një pallat në provincën Xinjiang të Kinës (në veriperëndim), raporton agjencia e lajmeve “New China News”.

Zjarri shpërtheu të enjten e kaluar mbrëma, rreth orës 19:40 (12:50 me orën lokale shqiptare), sipas agjencisë.

“Dhjetë njerëz vdiqën pavarësisht se iu dha ndihma e parë. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën,” raporton New China.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

ME TE LEXUARAT