Shpërthejnë njëkohësisht mijëra celularë të grupit Hezbollah, tetë të vdekur, 2800 të plagosur!

Bota

Shpërthejnë njëkohësisht mijëra celularë të

Të paktën tetë persona u vranë dhe 2,750 të tjerë, përfshirë luftëtarët e Hezbollahut, mjekët dhe i dërguari i Iranit në Bejrut, u plagosën të martën kur pajisjet telefonike që ata përdorin për të komunikuar shpërthyen në të gjithë Libanin, thanë burimet e sigurisë dhe ministri libanez i shëndetësisë, cituar nga Reuters.

Ministri i informacionit i Libanit Ziad Makary tha se qeveria dënoi shpërthimin masiv te telefonave si një "agresion izraelit".

Hezbollahu gjithashtu fajësoi Izraelin për shpërthimet dhe tha se do të merrte "dënimin e tij të drejtë".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një zyrtar i Hezbollahut, duke folur në kushte anonimiteti, tha se shpërthimi i celulareve ishte "shkelja më e madhe e sigurisë" të cilës grupi i ishte nënshtruar në gati një vit konflikti me Izraelin.

Shpërthejnë njëkohësisht mijëra celularë të

Izraeli dhe Hezbollahu te mbështetur nga Irani janë përfshirë në luftë ndërkufitare që nga shpërthimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, në përshkallëzimin më të keq në vite.

Hezbollahu konfirmoi në një deklaratë vdekjen e të paktën tre personave, duke përfshirë dy nga luftëtarët e saj. Personi i tretë i vrarë ishte një vajzë.

Shefi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah nuk u lëndua nga shpërthimet, tha grupi.
Vala e shpërthimeve zgjati rreth një orë pas shpërthimeve te para, të cilat ndodhën rreth orës 15:45 me orën lokale (1345 GMT).

Nuk ishte menjëherë e qartë se si u realizua shpërthimi i pajisjeve.

Si u realizuan shperthimet?

Çdo anetar i grupit libanez të Hezbolahh e përdor këtë lloj pajsie telefonike për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.

Sipas mediave një nga hipotezat mund të jetë që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë kapur një stock të këtyre pajisjeve të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë fshehur eksploziv brenda tyre, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nga distanca shpërthimin.

Grupi libanez mund t'u ketë dhënë anëtarëve të tij pajisjet si një mjet për të shmangur komunikimet telefonike, të cilat përgjohen lehtësisht, dhe kështu padashur kanë bashkëpunuar me planin izraelit.

ME TE LEXUARAT