"Shoferi fluturoi nga xhami i përparmë"/ DETAJE nga tragjedia në Kroaci: Ishte si film horror

Bota

"Shoferi fluturoi nga xhami i përparmë"/ DETAJE nga

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me tragjedinë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci.

Një zjarrfikës, i cili ishte ndër të parët që shkoi në vendngjarje ka treguar për mediat momentet e para të ngjarjes së rëndë. Ivan Ivan? , komandanti i DVD Brezni?ki Hum, ekipi i të cilit me katër zjarrfikës dhe katër automjete ishte ndër të parët në vendi i aksidentit tha:

Siç është raportuar edhe më herët të paktën 12 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Dyshimet e para në lidhje me këtë ngjarje të rëndë është që shoferin mund ta ketë zënë gjumi.

Sipas përditësimit të fundit nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 31 pasagjerë, 18 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autobusi, i cili doli nga rruga në autostradën A4 në Podvorec, rreth 50 km në veri të kryeqytetit Zagreb, po transportonte pelegrinë katolikë nga Polonia.

Dyshohet se shkak aksidentit të ketë qenë pakujdesia e shoferit, i cili thuhet se e ka zënë gjumi në timon.

Autobusi kishte destinacion Bosnjen Jugore.

Konkretisht pelegrinët katolikë ishin nisur për të shkuar në Medjugore, një zonë ku ndodhet një vend shenjtë i lashtë romak për besimtarët e fesë katolike.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, zZrtarët nga ambasada polake në Kroaci janë nisur këtë mëngjes për në vendngjarje për të parë nga afër situatën.

“Të gjitha viktimat janë shtetas polakë, në këtë pikë mund ta konfirmojmë këtë”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme polake për medien kroate TVN24.

ME TE LEXUARAT