Shkoi për të pastruar shtëpinë e gjyshes së vdekur, qëllohet me plumb në kokë. Policia: E ngatërruam me hajdut

Bota

Shkoi për të pastruar shtëpinë e gjyshes së vdekur,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohio të SHBA-ve, ku policia vrau për vdekje një 28-vjeçari pasi e ngatërroi atë me hajdut.


28-vjeçari Joe Frasure Jr, kishte hyrë në shtëpinë e gjyshes së vdekur në Wyoming, Ohio, për të pastruar banesën, por policia e ngatërroi dhe hapën zjarr ndaj tij.

Kjo ngjarje ka sjellë reagim te shumë nga qytetarët dhe mediat amerikanë, të cilat shkruajnë për sjelljen e diskutueshme të policisë në Shtetet e Bashkuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia kishte marrë një denoncim nga një fqinj i të moshuarës së ndjerë dhe dyshuan se ishte hajdut, duke menduar se ishte e çuditshme që dikush të ishte në atë shtëpi.

Oficerët e policisë rrëfejnë se pasi kanë parë Frasure në banesë, i kanë thirrur por ai tentoi të largohej me një furgon. Kështu të “detyruara” hapën zjarr duke e qëlluar në kokë.

ME TE LEXUARAT