Shkatërrohet dhe pritet druri që mbolli Nënë Tereza në Shkup, detajet e ngjarjes

Bota

Shkatërrohet dhe pritet druri që mbolli Nënë Tereza në

U pre duri të cilën e mbolli shënjtorja Nëna Terezë në vitin 1980 në Shkup. Dy ditë më parë moti i ligë shkuli atë ndërsa sot të punësuarit e Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërime e copëtuan dhe e shkatërruan.

Drejtori i kësaj ndërmarrje Angele Sootirovski thotë se i vjen keq për këtë, por se ishte i detyruar se druri kishte vdekur dhe nuk mundej të riparohej.

“Druri është shkatëruar, moti i ligë e bëri të veten. Moti që e kaploi Shkupin e shkatërroi tërësisht. Është e pamundur të rikthehet. Ajo është sikur njeriun e vdekur të dëshirosh ta ringjallësh.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Me të vërtetë na vjen keq për drurin dhe dëshiruam ta rikthejmë, por me të vërtetë nuk ka mundësi”, deklaroi drejtor i “NP Parqe dhe Gjelbërime”, Angele Sotirovski për Klan Macedonia.

Foli edhe i punësuari i cili ishte në terren gjatë prerjes së drurit.

“Unë isha në terren kur u largua druri, ishte i rënë në tokë. Këto dru kanë rrënjët e shkurta ishte shumë i dëmtuar për këtë shkak vendosëm ta presim”, deklaroi Ivan Stojanov, i punësuar

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup kërkojnë përgjegjësi se përse është coptuar në atë mënyrë druri që ka peshë historike dhe kulturore. Sipas tyre bredhi duhet të kthehej në gjendjen e mëparshme pasi u shkul nga moti i ligë, e jo të coptohet dhe të dërgohet në vend të panjohur.

“Ndërmarrja që ka kryer këto veprime, ka bërë një akt barbar ndaj një objekti që i takon trashëgimisë së Nënës Terezë, sepse bëhet fjalë për një bredh që është mbjellë nga vetë dora e saj në vitin 1980, andaj ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë kërkon me urgjencë nga autoritetet komunale dhe qendrore që të nisin procedurat e marrjes në përgjegjësi ndaj kryerësve të këtij akti të shëmtuar”, deklaruan nga “NP Parqe dhe gjelbërime”.

Një dru i llojit të tillë do të mbillet në po të njëjtin vend në nëntor apo dhjetor.

ME TE LEXUARAT