Shfaqja kthehet në tragjedi, avioni përplaset me turmën, humbin jetën 2 persona
Një avion i cili ishte pjesë e një shfaqjeje ajrore në Hungari, ka rënë në tokë dhe ka shpërthyer në flakë ku si pasojë dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën.
Avioni po fluturonte në ekspozitën ajrore Börgönd, pranë Budapestit në momentin që u rrëzua mbi turmën e njerëzve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Piloti dhe pasagjeri, 67 dhe 37 vjeç, vdiqën të dy, ndërsa tre persona në një makinë pranë vendit të përplasjes pësuan djegie të rënda dhe u shtruan në spital, sipas DailyMail. Mësohet se është lënduar edhe një djalë i vogël në tokë. (Shiko këtu)
Në video shihet një avion i vogël - një Trojan T-28 i Ushtrisë Amerikane i ndërtuar në vitin 1951 - duke kryer lëvizje rrotulluese teksa ngjitet dhe zbret, por më pas rrëzohet dhe shpërthen në flakë.