Shënohet viktima e parë nga tërmeti në Greqi

Bota

Shënohet viktima e parë nga tërmeti në Greqi

Shënohet viktima e parë nga tërmeti 5.9 ballë që tronditi Greqinë pak ditë më parë. Mediat greke shkruajnë se i vdekur ka mbetur një i moshuar 83-vjeç. Viktima mori goditje të rënda nga tërmeti që ndodhi javës që shkoi në Greqi dhe menjëherë u transportua në spital nga ekipet e shpëtimit.

Kujtojmë se të mërkurën dhe të enjten, dy ditë me radhë, shteti fqinj u trondit nga tërmeti, që la shumë dëme në ndërtesa. Qyteti që u prek nga tërmeti ishte Elasona. Më 3 mars tërmeti ishte me madhësi 6.0, ndërsa një ditë më pas, me epiqendër 16 kilometra në jug-perëndim të Elassona, në zonën e Tyrnavos, më magnitudë 5.9. Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës tërmeti kishte thellësi prej 10 km.

 

ME TE LEXUARAT