Shembet pallati në Francë, një i vdekur, shpëton gruaja dhe foshnja e saj
Lajmifundit
/
7 Dhjetor 2021, 12:35
Bota
Një burrë 30-vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa gjashtë persona janë plagosur (përfshirë një foshnjë), nga shembja e një pallati gjatë natës, në Francën jugore.
Burri, rreth të tridhjetave, u gjet pa ndjenja nga ekipet e shpëtimit. Ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxirrnin nga rrënojat një grua dhe foshnjën e saj, të plagosur por të gjallë.
Ndërtesa ndodhet në Sanari-sir-Mer (Var), një qytet në bregdetin e Mesdheut me rreth 15,000 banorë. Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga ndonjë problem i lidhur me gazin.abcnews