ShBA: Nuk na duhet një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë në këtë kohë
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby mbajti një konferencë për shtyp të dhënë mbrëmjen e së martës me fokus në marrëdhëniet Kinë-Rusi pas samitit të Moskës.
Gjatë vizitës së tij, Xi Jinping e ka reklamuar Kinën si ndërmjetësuese të paqes për luftën në Ukrainë.
Ndërkohë, Vladimir Putin mirëpriti propozimet e Pekinit për një “zgjidhje” të konfliktit, duke iu referuar planit të tij të paqes prej 12 pikash, i cili kërkon një armëpushim të menjëhershëm nga të dyja palët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Por Kirby paralajmëroi se një armëpushim në këtë kohë, duke ngrirë linjat aty ku janë, në thelb i jep Putinit kohën dhe hapësirën që i nevojitet për t’u përpjekur për të ripajisur, për të rindërtuar, për të kompensuar shpenzimet e burimeve. “
Sipas tij, Xi duhet t’i kërkojë Rusisë që t’i japë fund pushtimit të Ukrainës nëse dëshiron të luajë ndonjë rol konstruktiv në konflikt.
Ndjekja e kartës së OKB-së do të thotë se Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina, tha ai.
“Ne nuk kemi parë asgjë që Xi dhe Putin kanë thënë për të na bërë të besojmë se lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti”, shtoi Kirby.
Megjithëse nuk do t’i quante marrëdhëniet e Rusisë dhe Kinës aleancë, ai tha se është e qartë se të dy vendet “do të donin ta shihnin botën të luante sipas rregullave të tyre”.