Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Ja emrat që përfliten për postin e lartë

Bota

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Ja emrat që përfliten

Gara për të gjetur një shef të ri të NATO-s ka nisur, edhe pse lufta në Ukrainë vazhdon.

Portali Politico shkruan se mandati i Jens Stoltenberg si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s përfundon në shtator.


Por kush mund ta zëvendësojë? Mund të jetë një grua apo dikush nga Evropa Lindore? Lufta ruse e ka komplikuar ndjeshëm këtë vendim. Një diplomat i lartë i NATO-s tha për portalin se është koha për ajër të ri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por aleatët mund të mos rrezikojnë shumë dhe të vazhdojnë të mbeten te emri i Stoltenberg.

Një diplomat i lartë evropian dhe se ekziston mundësia që Stoltenberg të njohë një zgjatje tjetër të mandatit të tij.

Ndërkohë në emrat që lakohen për ta zëvendësuar janë: kryeministri holandez, Mark Rutte, kryeministrja estoneze Kaja Kallas dhe ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Ëallace.

Një grup tjetër më pak i lakuar përfshin kryeministren lituaneze Ingrida Simonyte, presidenten sllovake Zuzana Caputova dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Për shkak se të gjithë Sekretarët e NATO-s kanë qenë meshkuj, ka një nxitje për të pasur një grua në krye të NATO-s. Disa thonë se duhet një drejtues i NATO-s nga Europa Lindore më në fund.

Mes gjithë këtyre spekulimeve, disa brenda aleancës thonë se këta janë më shumë emra që nuk i shkojnë kujt ndërmend. “Nëse do më pyesni mua, ju them se do mbetet Stoltenberg,” thotë një tjetër diplomat i lartë.

ME TE LEXUARAT