Sabotim i brendshëm? Punonjësit e Facebook-ut nuk futen dot në zyra

Bota

Sabotim i brendshëm? Punonjësit e Facebook-ut nuk futen dot në

Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë jashtë funksionit prej disa orësh duke i bërë rrjetet sociale të paarritshme për miliona përdorues.

Aksionet në Facebook, i cili zotëron tre rrjetet – ranë me më shumë se 5 përqind ndërsa ndërprerja në mbarë botën vazhdon.

Raportohet se stafi i Facebook-ut se nuk ishte në gjendje të hynte në zyrat sot për të vlerësuar problemin pasi kartat e tyre të sigurisë nuk po funksiononin, shkruan abc tv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Redaktorja e teknologjisë e New York Times, Sira Frenkel postoi kohët e fundit në Twitter: “Unë sapo fola në telefon me dikë që punon në FB, i cili më tha se punonjësit nuk mund të hyjnë në ndërtesë këtë mëngjes (me kohën lokale) për të filluar vlerësimin e situatës pasi kartat e tyre elektronike nuk njihen për qasje.”

Në të njëjtën kohë, ekspertët e sigurisë deklaruan për Reuters se problemi ndoshta është shkaktuar nga një kombinim i gabimeve që e bënë “komunikimin” me serverët e Facebook të padisponueshëm për përdoruesit. Kjo mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, megjithëse sabotimi nga një faktor i brendshëm është teorikisht i mundur, thonë ata.


Përkundrazi, një hakim i jashtëm konsiderohet më pak i mundshëm. Aksionet e Facebook, e cila ka gati 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, ranë me 5.5 për qind të hënën. Kjo do të thotë se themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg – i cili zotëron rreth 14 përqind të firmës – ka parë që pasuria e tij të bjerë me gati 7 miliardë dollarë në pak orë, raportoi Bloomberg.

ME TE LEXUARAT