Rusia bën paralajmërimin e frikshëm/ Ja kur do ti përdorim armët bërthamore

Bota

Rusia bën paralajmërimin e frikshëm/ Ja kur do ti përdorim

Zëvendësdrejtor i departamentit të informacionit dhe shtypit rus, Ivan Nechaev, ka deklaruar ditën e sotme se do të përdorë armët bërthamore vetëm në rast se kërcënohet ekzistenca e shtetit.

“Doktrina ushtarake ruse lejon përdorimin e armëve bërthamore vetëm në përgjigje të një sulmi me armë të shkatërrimit në masë ose kur ekzistenca e shtetit është e kërcënuar, ” tha Nechaev.

Duke theksuar se ekziston përdorimi i arsenalit bërthamor si përgjigje ndaj një sulmi, në situata emergjente.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme ruse hodhi poshtë propozimin e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për çmilitarizimin e zonës rreth centralit bërthamor Zaporizhia.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhia u mor në kontrollin e forcave ushtarake ruse në mars, disa ditë pasi Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë për të marrë pjesë në atë që ajo e quan një “operacion ushtarak special”.

 

ME TE LEXUARAT