Rusët gati për të sulmuar Evropën, ja cilat shtete mund të goditen të parat
Gjenden, ndalohen dhe nis kthimi mbrapsht i dy anijeve transportuese të të paktën 100 kontejnerëve me 816 tonë që dyshohen mbetje industriale dhe një pjesë e tyre toksike.
Dy anijet e linjës tregtar ndërkombëtar “Maersk”, konkretisht “Campton” dhe “Candor”, që u raportua nga “Bloomberg” dhe mediat tajlandeze se dyshohen se po transportonin mbetje të rrezikshme furre elektrike shkrirjeje të çelikut (Kadmium dhe Krom) nga Shqipëria në Tajlandë, janë ndaluar nga Rojat Bregdetare dhe Autoritetet Portuale.
Njoftohet se ato do kthehen drejt Europës, por më herët autoritetet tajlandeze dhe “Rrjeti i Baselit”, organizata joqeveritare e specializuar në fushën e mbrojtjes nga mbetjet toksike, thanë se anijet do dërgoheshin drejt vendit të origjinës, në këtë rast Shqipëria, ku dhe rezulton se u ngarkuan më 4 korrik në Portin e Durrësit, ose Italia, ku u bë një ndalesë tjetër më pas dhe u ndanë ngarkesat.