Rritja e rasteve me Covid, Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë

Bota

Rritja e rasteve me Covid, Gjermania fut Shqipërinë në

Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë sa i përket situatës së krijuar nga pandemia e COVID. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë bën me dije se nga data 16 janar, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me dëshmi shërimi nga COVID, certifikatë vaksinimi ose test që nuk jeni të prekur nga koronavirusi.

Pas mbërritjes në Gjermani, udhëtarët nga Shqipëria duhet të karantinohen për 10 ditë ndërkohë që 5 ditë më vonë duhet të testohen përsëri. Në rast se kësaj here testi del negativ mund të dalin nga karantina.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Gjermania e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid19. Duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit ëëë.einreiseanmeldung.de


Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës. Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit“, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT