Rriten rastet me Covid-19 në SHBA

Bota

Rriten  rastet me Covid-19 në SHBA

Varianti i ri i Covid-19, Omicron vazhdon të përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara, duke nxitur vendosjen e masave për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin në Nju Jork dhe rishikimin e udhëzimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.Delta vazhdon të jetë varianti dominues në Shtetet e Bashkuara, por Omicroni mund ta ndryshojë këtë. Shkencëtarët po përpiqen të mësojnë më shumë rreth transmetueshmërisë dhe ashpërsisë së Omicronit përpara festave.

Numri i rasteve me Covid-19 në Shteteve të Bashkuara u rrit me 27% javën e fundit. Varianti i ri i Omicronit po shfaqet në një numër në rritje të shteteve amerikane.

“Kemi një rritje të madhe jo vetëm të numrit të rasteve me Covid-19, por edhe një rritje të sëmurjeve të rënda”, tha Dr. Brad Greenberg, drejtor i Qendrës për Përgatitjet për Emergjencat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


19 shtete kanë konfirmuar të paktën një rast me variantin Omicron.

Në rastet më të fundit në Teksas dhe Havai, pacientët e infektuar nuk raportuan për udhëtime jashtë shtetit. Në rastet e tjera me variantin Omicron, si ato në Minesota dhe Misisipi, pacientët e infektuar raportuan se kishin udhëtuar në Nju Jork, ku kryebashkiaku Bill de Blasio njoftoi një masë të re të vaksinimit të detyrueshëm, i pari i këtij lloji në vend.

“Vaksinimi është arma kryesore në luftën kundër Covid-19-ës”, tha zoti de Blasio.

ME TE LEXUARAT