Reshjet e shiut përmbytin shkretëtirën në Nevada, balta shkon deri në gju, 73 mijë persona të bllokuar
Të paktën një person ka humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që përfshinë shkretëtirën e Nevada-s, ku po zhvillohej festivali “Burning Man”.
Mediat në vend raportojnë se si pasojë e shirave pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në festival kanë mbetur të bllokuar në shkretëtirë.
Me nisjen e reshjeve, në shkretëtirë u krijua një baltë që shkon deri në gju. Pjesëmarrësve u është bërë thirrje që të “sigurojnë kokën” dhe të ruajnë ushqim, ujë dhe karburant pasi autoritetet e kanë të pamundur që të futen në vendin ku mbahej festivali.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në zonën e largët në Nevada-n veriperëndimore ra një sasi shiu sa për 2 apo tre muaj, deri në 2 cm, në vetëm 24 orë mes të premtes dhe të shtunës në mëngjes.
Reshjet e dendura të shiut ranë në tokat e thata të shkretëtirës, duke krijuar një baltë të trashë argjile për të cilën frekuentuesit thonë se është shumë e vështirë për të ecur në këmbë ose me biçikletë.
Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar se reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe për ditët në vijim. Sa i përket viktimës, rrethanat e vdekjes nuk dihen ende. Policia po heton rastin.