Rëndohet situata në Mianmar, qëllohen për vdekje 4 qytetarë të tjerë
4 persona mendohet se kanë mbetur të vdekur sot nga protestat e përgjakshme në Mianmar dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia birmane ndërhyri dhunshëm të dielën për të shpërndarë protestat kundër regjimit të ri ushtarak.
Autoritetet policore në qytetet e Jangonit dhe Daueit përdorën gaz lotësjellës dhe grenata zhurmuese ndaj turmave që improvizonin barrikada në rrugët kryesore.“Na qëlluan edhe dje, edhe ditët përpara. I kam thënë mirupafshim familjes para se të dilja nga shtëpia, në rast se nuk kthehem më, fatkeqësisht. Ushtria e di që ka humbur dhe nuk po dorëzohet, por as ne nuk ua kemi frikën e nuk do dorëzohemi.”
Ushtria e Mianmarit mori me dhunë kontrollin e qeverisë më 1 shkurt, dhe nuk ka pranuar ta lëshojë atë me gjithë thirrjet e ndërkombëtarëve.
Vendi shkarkoi në fundjavë edhe të dërguarin e vet në Kombet e Bashkuara pasi ai bëri thirrje për ndërhyrje me çdo mënyrë për të kthyer normalitetin në vend dhe për t’i kthyer pushtetin kryeqeveritares, Aun San Su Çi, e cila qëndron në arrest shtëpiak.
Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura, ndaj kanë premtuar së shpejti zgjedhja të reja parlamentare.