Rajonet e prekura nga vërshimet në Greqi, ende pa energji elektrike
Si pasojë e mungesës së rrymës, rajonet e prekura nga vërshimet në Greqi kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm. Në qytetin Volos me 150.000 banorë, rrjeti i furnizimit me ujë është shumë i dëmtuar, prandaj banorët e zonës janë duke siguruar furnizime nëpër rrugë alternative, ka raportuar të hënën faqja e lajmeve ERT.
Sipas brigadës së zjarrit, pothuajse 4.500 persona janë shpëtuar deri më tani, mirëpo puna e ekipeve të shpëtimit është duke vazhduar.
Ka ende njerëz të zhdukur dhe numri i të vdekurve nga vërshimet ka shkuar në 15 të hënën, ka thënë kjo brigadë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shkalla e saktë e dëmeve nuk dihet ende, pasi në shumë zona shihen vetëm kulmet e shtëpive.
Javën e kaluar Greqia është përballur me stuhi të fuqishme.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur fshatra dhe qyteza.
Sasia e shiut ka arritur në nivele të pashembullta – më shumë se 700 milimetra në më pak se 24 orë./REL