Putin: Rusia gëzon “respekt të madh” për popullin ukrainas

Bota

Putin: Rusia gëzon “respekt të madh” për popullin

Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë një takimi televiziv me mësuesit sot tha se Rusia gëzon një “respekt të madh” për popullin ukrainas, pavarësisht situatës aktuale.

Duke iu referuar katër rajoneve që aneksoi të premten, Putin tha se priste që situata të stabilizohej.

Ndërkohë këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak tha më herët se çdo “objekt rus” në territoret e pushtuara ukrainase janë objektiva legjitime ushtarake dhe kundërsulmi i Ukrainës është pjesë e një lufte mbrojtëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çdo objekt rus në territorin e pushtuar janë objektiva legjitime ushtarake për sulm nga Forcat e Armatosura të Ukrainës,” shkroi Podoliak në Twitter.

“Çdo kundërsulm bie nën konceptin e luftës mbrojtëse. Kjo është një aksiomë absolute si për udhëheqjen e Ukrainës ashtu edhe për aleatët tanë”, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT