Putin ngjall frikën e një Lufte të tretë Botërore? Rusia teston raketën që godet deri në 620 milje larg

Bota

Putin ngjall frikën e një Lufte të tretë Botërore?

Ushtria ruse ka testuar një raketë të re të quajtur “Zircon” në Detin e Bardhë, ndërsa zyrtarët e Kremlinit kanë paralajmëruar Perëndimin se asgjë s'mund të krahasohet me armën.

Moska pretendon se Vladimir Putin ka urdhëruar trupat që të lëshojnë raketën e re hipersonike në Detin e Bardhë.

Arma shkatërruese “Zircon” është krijuar prej një periudhe prej katër vitesh, dhe është e aftë të godasë vende deri në 620 milje larg, me një shpejtësi 7000 mph.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i tha agjencisë së lajmeve TASS se: "Sot, Admirali i Flotës së Bashkimit Sovjetik Gorshkov gjuajti një raketë hipersonike Tsirkon në një pozicion objektiv detar në Detin e Bardhë.”

ME TE LEXUARAT