Pse të gjithë po flasin për këtë raketë “misterioze”?

Bota

Pse të gjithë po flasin për këtë raketë

Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë është intensifikuar edhe më tepër tani që po futemi në muajt e vjeshtës. Khersoni është një qytet që mbart rendësi të madhe strategjike. Ai u pushtua që në fillim nga rusët, ndërkohë që Presidenti Zelensky është betuar se ukrainasit do ta rimarrin në shtator. Po a lidhet ky betim me një raketë të re që ukrainasit kanë filluar të përdorin?

Deri më tani Ukraina ka forcuar ushtrinë dhe municionet e saj me ndihmën e SHBA-së që nga dita që rusët u futën në territorin e tyre. Nisur nga situata e krijuar, Senati i SHBA-së ka shpallur vazhdimisht paketa mjaft të mëdha të ndihmës me armë për Ukrainën.

Disa nga këto armë janë jashtëzakonisht të mira dhe shumë të suksesshme në shkatërrimin e mjeteve të rënda ushtarake ruse të mbetura nga Bashkimi Sovjetik.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Analistët ushtarakë u habitën kur ushtria e Ukrainës tha në fillim të këtij muaji se kishte shkatërruar katër sisteme ruse të mbrojtjes ajrore S-300 dhe stacion radari.

Të gjithë po flasin për raketën “misterioze”

Analistët ushtarakë janë duke folur nga dita në ditë për raketën e re që ka marrë në përdorim Ukraina, e cila është e aftë të shkatërrojë objektiva deri në 300 kilometra larg. Mendohet se këto sisteme anti-ajrore ruse janë shkatërruar pikërisht me këtë raketë, e cila merr sinjalin nga radari i tyre dhe automatikisht orientohet në drejtim të sistemeve duke i shkatërruar ato.

Bëhet fjalë për raketën amerikane AGM-88, të cilën teknikët ukrainas e bënë të mundur që të lëshohej edhe prej avionëve të bllokut të lindjes siç janë Mig-29.

Si funksionon raketa?

Edhe pse prodhim i 40 viteve më parë, raketa funksionon shumë mirë kundrejt objektivave ushtarake siç janë sistemet anti-ajrore, të cilat janë të projektuara të mbrojnë bazat prej sulmeve me avionë apo raketa.

Sa i përket ukrainasve, ajo lëshohet nga një avion në një lartësi të caktuar dhe më pas orientohet vetë duke marrë sinjalin prej vetë sistemeve ant-ajrore të rusëve, të cilat më pas shkon dhe i shkatërron, shkruan abc.

ME TE LEXUARAT