Protestoi kundër luftës, autoritetet ruse marrin vendimin drastik ndaj gazetares së famshme

Bota

Protestoi kundër luftës, autoritetet ruse marrin vendimin drastik ndaj

Ministria e Punëve të Brendshme ruse ka lëshuar një urdhër arresti për gazetaren Marina Ovsyannikova.

Në mars, gjatë programit të lajmeve të mbrëmjes në Kanalin e Parë të televizionit rus, Ovsyannikova u shfaq pas prezantueses televizive Ekaterina Andreyeva, duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Jo luftës”.

Më pas gazetarja u arrestua, ndërsa të nesërmen u gjobit dhe u lirua. Më pas u nis për në Gjermani.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në korrik, pas kthimit të saj, ajo u gjobit dy herë në bazë të artikullit “shpifja për forcat e armatosura” për një postim kundër luftës në Facebook dhe për deklaratat që u bëri gazetarëve.

Në mesin e gushtit gazetarja u la në arrest shtëpie me akuzën e përhapjes së “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse dhe për pjesëmarrje në një marshim kundër luftës përballë Kremlinit.

Më 1 tetor, ish-bashkëshorti i saj njoftoi se ajo ishte arratisur nga arresti me vajzën e saj.

Avokati i Ovsyannikova, Dmitry Zakhvatov, i tha Novaya Gazeta. Europe se ai nuk dinte asgjë për mundësinë që klientja e tij të kishte ikur.

ME TE LEXUARAT