Presidentja e KE: Nëse të gjithë do bënin vaksinën do shmangnim 1 milionë shtrime në spital

Bota

Presidentja e KE: Nëse të gjithë do bënin vaksinën do

Rreth një milion shtrime në spital në BE mund të ishin shmangur nëse të gjithë të vaksinuarit për koronavirusin  do të kishin marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

“Sot po arrijmë një moment historik në fushatat e vaksinimit. Më shumë se gjysma e të rriturve në BE kanë marrë dozën perforcuese të vaksinës kundër Covid. Ndërsa 82% e të rriturve në BE janë vaksinuar. Kjo është një gjë shumë e mirë. Por sigurisht ne duhet të bëjmë më shumë. Ata që munden duhet të marrin dozën perforcuese", tha presidentja e KE në një video-mesazh në Twitter.


Zonja von der Leyen theksoi se "mjekët dhe provat klinike e kanë bërë shumë të qartë se vaksinimi dhe doza përforcuese  ofrojnë mbrojtje më të mirë kundër virusit dhe mutacioneve të tij, duke përfshirë Omicron."

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ajo shtoi: “Të dhënat nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se dozat përforcuese mund të na mbajnë të infektuarit larg spitaleve. Nëse të gjithë ata që janë vaksinuar në BE do të kishin marrë një dozë përforcuese, ne mund të kishim shmangur rreth një milion shtrimet në spital në BE . "

"Pandemia nuk ka mbaruar dhe mutacioni i Omicron po përhapet me të vërtetë shpejt në shumë vende të BE-së. Le të mbrohemi," përfundoi Ursula von der Leyen.

 

ME TE LEXUARAT