“Poshtërohet” Putin, si u pritën liderët e tjerë me buke e kripë, ndërsa i pari i Rusisë u la i vetëm

Bota

“Poshtërohet” Putin, si u pritën liderët e tjerë

Të mërkurën në Turkmenistan është mbajtur samiti i gjashtë i vendeve të Kaspikut, pjesë e të cilit ishte edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Në videon e shpërndarë në rrjet, duket se si pjesëmarrësit në samit, janë pritur nga një djalë i vogël i vendosur nga autoritetet për të pritur liderët teksa zbrisnin nga avioni.

Vogëlushi mbante në duar një tabaka me bukë dhe kripë, gjest ky që i shkon për shtat edhe një shprehje të popullit tonë “Buke e kripë dhe zemër e bardhë”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas videos së shpërndarë në Tëitter nga Nexta, duket se përjashtim bën lideri rus, i cili nuk është pritur nga vogëlushi.

“Putini u poshtërua në Turkmenistan.

Pjesëmarrësit e samitit të vendeve të Caspikut u pritën me bukë dhe kripë. Vetëm se askush nuk e takoi Putinin. Diktatori i vogël i vendit të madh, i trishtuar shkoi në makinë krejt i vetëm”, shkroi Nexta.

Ndërkohë nuk përjashtohet edhe mundësia që lideri rus të ketë refuzuar që në fillim të konsumojë diçka të tillë, pra bukën dhe kripën simbol të mikpritjes, duke pasur parasysh edhe shqetësimet e tij dhe frikërat për shëndetit.

ME TE LEXUARAT