"Po qante shumë"/ Edukatorja vret vajzën 11 muajshe në çerdhe duke e detyruar të pijë acid (Detaje)

Bota

"Po qante shumë"/ Edukatorja vret vajzën 11 muajshe në

Një vajzë 11-muajshe, e bija e një inxhinieri italian nga Bergamo, është vrarë në një çerdhe në Lion të Francës nga një edukatore 27 vjeçe.

Gruaja, e cila rrëfeu dhe u arrestua me akuzën e vrasjes me vetëdije të një fëmije nën 15 vjeç, spërkati Lizën e vogël me acid, nga ai që përdoret për të zhbllokuar lavamanët dhe më pas e bëri atë ta gëlltiste lëndën e dëmshme kimike.

Arsyeja, sipas asaj që 27-vjeçarja ka pranuar gjatë marrjes në pyetje, është se vogëlushja “ka qarë shumë”. Tragjedia ndodhi të mërkurën e 22 qershorit brenda kopshtit “People & Baby” në rue Danton në Lyon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth orës 8 të mëngjesit u thirr ambulanca, e cila e transportoi fëmijën në spitalin Femme-Mère-Enfant në Bron, ku Lisa ndërroi edhe jetë për shkak të djegieve të tmerrshme.

Zyra e Prokurorit Publik të Lionit hapi një hetim për incidentin, por sipas shtypit vendas, episode të keqtrajtimit të fëmijëve që qanin ishin raportuar edhe më parë në të njëjtën strukturë.

Sipas të përjavshmes lokale Prima Bergamo, Lisa e vogël ishte vajza e Fabio Bertulettit, 37 vjeç nga Torre Boldone, i specializuar në projekte të linjave të tensionit të lartë.

Pasi u diplomua për inxhinieri në Bergamo, i ati i vogëlushes Liza punoi për disa vite në Itali përpara se të transferohej në Francë, ku u vendos në Lyon me gruan e tij Sophie.

Fëmija i tyre lindi më 30 qershor 2021, por pa festuar ende ditëlindjen e saj të parë prindërit do të marrin pjesë në funeralin e Lizës, e cila mbeti viktimë e një ngjarje.

ME TE LEXUARAT