Plane për sulme terroriste në Francë gjatë festave të fundvitit, arrestohen dy të rinjtë

Bota

Plane për sulme terroriste në Francë gjatë festave të

Dy të rinj janë arrestuar nga autoritet franceze, pasi akuzohen për planifikim të sulmeve terroriste.

Bëhet fjalë për dy 23-vjeçarë dhe pas as arrestimit të tyre u zbulua se kishin planifikuar të kryenin sulme me thika në hapësira publike gjatë kohës së festave të fundvitit.

Shërbimi inteligjent në Francë, arrestoi të rinjtë në dy zona të ndryshme në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent pranoi informacionet për planifikim të sulmeve të mundshme, tha një burim, raporton AFP.

Plani i dy të arrestuarve ishte të sulmonin njerëz në qendra tregtare por edhe rrugë.

Dyshja, sipas burimit, u njoh në rrjetet sociale e më pas u takua edhe fizikisht.


Në Francë ndodhën shumë sulme terroriste që nga viti 2015, ku qindra njerëz vdiqën e vendi u detyrua të rrisë nivelin e sigurisë.

ME TE LEXUARAT