Pineska që gëlltiti i shpoi mushkërinë e majtë, ndërron jetë 4-vjeçari

Bota

Pineska që gëlltiti i shpoi mushkërinë e majtë,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Graham, Uashington, ndërsa ka mbetur i vdekur një fëmijë vetëm 4-vjecc.

Rasti është bërë i ditur nga nëna e të ndjerit. Ayla Rutherford ka treguar historinë e saj të dhimbshme për të këshilluar prindërit e tjerë që të heqin qafe nga shtëpia të gjitha pineskat, teksa mes lotësh tregon që për shkak të këtyre sendeve djali i saj i vogël gjeti vdekjen.

Ajo thotë se në momentin që djali ka gëlltitur pineskën, ka qenë duke bërë dush dhe gjithçka ka kuptuar pasi burri i saj ka konstatuar ngjarjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ayla Rutherford: Josh po përpiqej t’i hiqte djalit të vogël Axel objektin që kishte gëlltitur, por ishte e pamundur.

Axel humbi ndjenjat, u bë blu në fytyrë dhe u dërgua menjëherë në spitalin e fëmijëve Mary Bridge në Tacoma.

Mjekët zbuluan se Axel kishte gëlltitur një pineskë dhe i kishte shpuar mushkërinë e majtë, duke i bllokuar kështu frymëmarrjen.

Sipas nënës djali i vogël ka qëndruar i shtruar në spital për rreth një javë ku përgjatë kësaj kohe ka përjetuar 4 vdekje klinike dhe më pas ka ndërruar jetë në krahët e prindërve.

Ayla dhe Josh apelojnë prindërit që të largojnë pineskat nga shtëpitë, pasi tashmë i shohin si një rrezik të madh për fëmijët e vegjël.

ME TE LEXUARAT