Pesë të vdekur nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Spanjë

Bota

Pesë të vdekur nga zjarri në shtëpinë e të

Një shtëpi të moshuarish në Spanjë është përfshirë në flakë gjatë natës. Si pasojë kanë humbur jetën të paktën 5 persona.

“Ka pesë viktima dhe njëmbëdhjetë persona të shtruar në spital për shkak të tymit”, njoftuan shërbimet e urgjencës në Valencia.

Zjarri ka rënë rreth orës 23:20 në komunën Moncada duke detyruar të evakuohen të gjithë banorët.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Zjarrfikësit të cilët ishin alarmuar mbërritën në vendngjarje për të zbuluar se zjarri ishte plotësisht i përhapur në njërin krah të ndërtesës.

Ekuipazhet shkuan menjëherë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shpëtuar 25 banorët e bllokuar në pallat. 

ME TE LEXUARAT