Përshihet nga flakët ndërtesa në New York, një viktimë dhe nëntë të plagosur
Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi zjarri të ndodhur në një ndërtesë në New York.
Pesë prej personave që kanë mbetur të plagosur janë oficerë policie. Departamenti i Zjarrfikësve bëri me dije se ngjarja ndodhi në Bronx.
Sipas raportimeve zjarrin e shkaktoi një shpërthim gazi në ndërtesë që solli edhe shembje të godinës.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Gjithashtu për shkak të përhapjes së flakëve dhe tymit, efektivët e policisë kanë bërë thirrje që banorët të largohen nga zona.
New York City firefighters battled a two-alarm fire at a residence in the Bronx on Tuesday following reports of an explosion at the location. Firefighters said seven people, including three NYPD officers, were injured in the incident. pic.twitter.com/GZwkq80dug
— CBS News (@CBSNews) January 18, 2022
Ndërkohë, në fillim të këtij muaji 17 persona humbën jetën për shkak të shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë apartamentesh. Shkak i zjarrit ishte bërë një ngrohëse e dëmtuar.