Pas thirrjes urgjente të Putinit/ Ja shifra e vullnetarëve të paraqitur vetëm brenda një dite

Bota

Pas thirrjes urgjente të Putinit/ Ja shifra e vullnetarëve të

Ushtria ruse tha më 22 shtator se të paktën 10.000 persona kanë dalë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë, rreth 24 orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi mobilizimin e rezervistëve.

“Gjatë ditës së parë të mobilizimit të pjesshëm, afër 10.000 qytetarë kanë arritur në qendrat e rekrutimit, me vullnet të lirë, pa pritur që të thirreshin”, tha për Interfax zëdhënësi i ushtrisë ruse, Vladimir Tsimlyansky.

Ai shtoi se ushtria ka krijuar qendra të thirrjes për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve dhe organizatave lidhur me mobilizimin.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pas njoftimit të Putinit, mbi 1.300 persona u arrestuan në mbarë Rusinë të mërkurën, gjatë protestave kundër mobilizimit.

 

ME TE LEXUARAT