Pas humbjes përballë Trump, Harris flet për herë të parë: Drita e Amerikës do të shkëlqejë gjithmonë

Bota

Pas humbjes përballë Trump, Harris flet për herë të

Zv.presidentja Kamala Harris ka folur për herë të parë pasi pranoi humbjen përballë presidentit të ardhshëm Donald Trump, i cili fitoi me një rezultat të thellë votash.

“E kam zemrën të mbushur plot. Ja shumë krenare për fushatën që zhvilluam. Synimi ishte të ngrinim një komunitet nga çdo fushë e jetës për të ardhmen e Amerikës.

E bëmë duke e ditur se kemi shumë të përbashkëta se sa pika që na ndajnë. Duhet të pranojmë rezultatet. Më herët sot fola me Trump dhe e urova për fitoren. I thash që do ta ndihmojmë gjatë tranzicionit dhe kalimit të pushtetit. Një parim themelor i demokracisë është se ne e pranojmë humbjen në zgjedhje“, tha Harris.

ME TE LEXUARAT