Parisi ngre alarmin, thatësira le pa ujë qytetet franceze
Qeveria franceze ka ngritur një ekip të posaçëm për të trajtuar një thatësirë historike që ka lënë më shumë se 100 bashki pa ujë të pijshëm.
Ministri i Mjedisit, shpjegon se qindra autobote janë duke çuar ujë në ato qytete në të cilat tubacionet janë tharë totalisht, shkruan BBC.
“Kjo është situata më e vështirë nga thatësira që është regjistruar ndonjëherë, pritet të vijojë të paktën dhe për dy javë të tjera”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Kompania shtetërore e energjisë gjithashtu ka ndërprerë furnizimin për disa centrale bërthamore, pasi temperaturat e ujërave të lumenjve janë tepër të larta se sa duhet për të ftohur reaktorët.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Francën që prej qershorit gjithashtu ka bërë që pemët të humbin më shpejt gjethet e tyre, duke krijuar pejzazhe që më shumë ngjasojnë me vjeshtën./abcnews.al/BBC