Pamje nga Turqia, dëbora arrin deri në 1.5 metë (Videoo)

Bota

Pamje nga Turqia, dëbora arrin deri në 1.5 metë (Videoo)

Turqia është përfshirë nga moti i keq, me reshje të shumta dëbore.Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihen disa gomerë që janë lënë jashtë nga pronarët e tyre në Van, aty ku kushtet e dimrit janë të ashpra dhe trashësia e borës në pjesët e larta i kalon 1.5 metër.


Siç mund ta shikoni, disa prej tyre kanë ngrirë, vetëm njëri shihet që lëviz. Reshjet e borës në Van nisën para dy netësh dhe vijojnë me intensitet të lartë.

Trashësia e borës i ka kaluar 50 metra në zonat rurale dhe 1.5 metra në vendet e larta. Transporti për në 1018 vendbanime nuk mund të sigurohej.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në qytetin ku skuadrat bënë përpjekje të mëdha për hapjen e rrugëve të mbyllura, ishin prekëse pamjet e gomerëve që dridheshin nën dëborë. Në verë i përdorin për transport por në dimër lihen të ngordhin jashtë nga pronarët.

ME TE LEXUARAT