OBSH ngre alarmin: Rriten sërish rastet me COVID në të gjithë botën

Bota

OBSH ngre alarmin: Rriten sërish rastet me COVID në të

Organizata Botërore e Shëndetit, përmes drejtorit të përgjithshëm të saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se numri i rasteve të reja me COVID-19 në botë është në rritje.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kjo ka ndodhur pas shtatë javësh ku rastet ishin në rënie. Tedros e quajti rritjen e infektimeve si zhgënjyese, por jo befasuese referuar situatës në të cilën ndodhet bota sot.

Më tej ai i bëri thirrje vendeve që të mos i lehtësojnë masat dhe të luftojnë deri në fund shkëputjen e zinxhirit të infeksionit. Deri më tani, janë regjistruar rreth 15 milionë të infektuar në të gjithë botës, ndërsa më shumë se 2.5 milionë kanë vdekur nga sëmundja.

ME TE LEXUARAT