OBSH ngre alarmin: Mos i përdorni këto shurupe për kollën, kanë vdekur 66 fëmijë

Bota

OBSH ngre alarmin: Mos i përdorni këto shurupe për kollën,

Një alarm global është lëshuar për katër shurupe të cilët thuhet se kurojnë kollën, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se ato mund të lidhen me vdekjen e 66 fëmijëve në Gambi.

Sipas OBSH-së, shurupet dyshohet se shkaktojnë dëmtim të veshkave dhe 66 vdekje të fëmijëve. Produktet ishin prodhuar në një kompani indiane, Maiden Pharmaceuricals, e cila kishte dështuar të jepte garanci për sigurinë  e tyre, shtoi OBSH.

Nga ana tjetër, zyrtarët indianë thonë se i kanë kërkuar OBSH-së të ndajë prova për lidhjen midis shurupeve dhe vdekjeve.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

OBSH i identifikoi ilaçet si Solucioni Oral Promethazine, Shurupi i Kollës për Fëmijë Kofexmalin, Shurupi i Kollës për Bebe Makoff dhe Shurupi Magrip N Cold.

Katër produktet ishin identifikuar në Gambia, por “mund të jenë shpërndarë, përmes tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera”, shtoi OBSH.

OBSH paralajmëroi se përdorimi i tyre mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht te fëmijët.

Ndërhyrja e OBSH-së erdhi pasi autoritetet mjekësore në Gambia, një destinacion popullor turistik, zbuluan një rritje të rasteve të dëmtimit akut të veshkave tek fëmijët nën moshën pesë vjeç në fund të korrikut.

Qeveria e Gambisë që atëherë ka pezulluar përdorimin e të gjitha shurupeve dhe u ka kërkuar njerëzve të përdorin tableta në vend të tyre.

ME TE LEXUARAT