Nuk morën masat për përmbytjen, Kim Jong urdhëron ekzekutimin e 30 zyrtarëve 

Bota

Nuk morën masat për përmbytjen, Kim Jong urdhëron
Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin e 30 zyrtarëve për dështimin e tyre për të parandaluar përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Korenë e Veriut  këtë verë dhe vranë rreth 4,000 njerëz.

Një zyrtar i regjimit të Kim tha për agjencinë e lajmeve Chosun se 20 deri në 30 njerëz në pushtet në Korenë e Veriut u ndoqën penalisht për korrupsion dhe shpërfillje të detyrës, me shtetin që përfundimisht i dënoi me vdekje.

"Është vërtetuar se 20 deri në 30 zyrtarë të qarkut në zonën e goditur nga përmbytjet u dënuan me ekzekutim deri në fund të muajit”, tha zyrtari në kushte anonimiteti, raporton New York Times.

Deri më tani informacionet për ekzekutimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut kishte raportuar më parë se Kim kishte urdhëruar që zyrtarët përgjegjës të "dënoheshin rëndë" pas përmbytjeve shkatërruese që goditën provincën Chagang në korrik, duke vrarë rreth 4,000 njerëz dhe duke zhvendosur më shumë se 15,000.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kim u pa muajin e kaluar duke inspektuar zonat e prekura dhe duke folur me banorët, duke vlerësuar se do të duheshin muaj për të rindërtuar lagjet e përmbytura.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut kishte sulmuar gjithashtu Korenë e Jugut mbi vlerësimet e saj për numrin e të vdekurve, duke mohuar pretendimet se mijëra njerëz u vranë.

ME TE LEXUARAT