"Nuk e kishim përjetuar në dekada"/ Mbi 1000 të vdekur në Afganistan, talebanët me "sytë" nga qielli

Bota

"Nuk e kishim përjetuar në dekada"/ Mbi 1000 të vdekur

Talebanët në Afganistan kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, pasi vendi po përballet me pasojat e një tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.1.

Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë dhe të paktën 1500 janë plagosur. Një numër i paidentifikuar personash janë varrosur nën rrënojat e shtëpive, shpesh të ndërtuara nga balta.

Province juglindore Paktika është goditur më së shumti dhe OKB-ja po përpiqet të sigurojë strehim urgjent dhe ndihmë ushqimore.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Përpjekjet e  shpëtimit po pengohen nga reshjet e shiut dhe mungesa e burimeve.

Të mbijetuarit thanë për BBC se kanë frikë se  do rritet numri i personave të vdekur.

Tërmeti më vdekjeprurës që goditi vendin në dy dekada është një sfidë e madhe për talebanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë të mbështetur nga perëndimi.

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti i Khost dhe lëkundjet u ndjenë deri në Pakistan dhe Indi.

Afganistani është në mes të një krize humanitare dhe ekonomike, dhe Abdul Qahar Balkhi, një zyrtar i lartë i talebanëve, tha se qeveria ishte “e paaftë financiarisht të ndihmonte njerëzit në masën që është e nevojshme.”

Agjencitë e ndihmës, vendet fqinje dhe fuqitë botërore po ndihmonin, tha ai, por shtoi:

“Ndihma duhet të rritet në një masë shumë të madhe, sepse ky është një tërmet shkatërrues që nuk është përjetuar në dekada.”

Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres tha se agjencia ishte “mobilizuar plotësisht” për katastrofën. Ekipet shëndetësore, furnizimet mjekësore, ushqimi dhe strehimoret e urgjencës ishin rrugës për në zonën e tërmetit, thanë zyrtarët e OKB-së.

ME TE LEXUARAT