“Një kërcënim për Rusinë”, Kremlini: Anëtarësimi i Finlandës në NATO do të...

Bota

“Një kërcënim për Rusinë”, Kremlini:

Finlanda do të paraqesë një kërkesë për tu bashkuar me Aleancën Ushtarake të NATO-s, tha ditën e sotme presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten e 12 majit, sipas The Guardian.

Ndërkohë një hap i tillë nuk është pritur mirë nga Kremlini, i cili tha se anëtarësimi i Finlandës për anëtarësimin në NATO nuk do të ndihmojë në stabilitetin dhe sigurinë në Europë.

Duke iu përgjigjur njoftimit të mëparshëm të fqinjit të saj për synimin e saj për të aplikuar për anëtarësimin në NATO, Kremlini tha gjithashtu se Rusia “është e gatshme të kundërpërgjigjet për çdo palë që përpiqet të përfshihet në luftën në Ukrainë dhe të pengojë operacionin ushtarak special”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri i jashtëm rus Dmitry Peskov në një konferencë me gazetarët u përqëndrua në 4 pika kryesore.

–Anëtarësimi në NATO është padyshim një kërcënim për Rusinë.

-Ai tha se Finlanda ishte bashkuar me vendet e tjera në marrjen e masave jomiqësore ndaj Rusisë, gjë që është një arsye për një përgjigje simetrike.


-Zëdhënësi i Kremlinit tha se të gjithë duan të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s dhe se zgjerimi i NATO-s nuk do ta bëjë botën apo Europën më të qëndrueshme.

-Sipas Peskov,  sulmet në rajonet ruse në kufi me Ukrainën do të thotë se nevojiten të merren më shumë  masa shtesë për të garantuar sigurinë e atyre rajoneve.

ME TE LEXUARAT