Një ditë pasi u raportua e zhdukur nga nëna e saj, 13-vjeçarja gjendet e vdekur në përrua

Bota

Një ditë pasi u raportua e zhdukur nga nëna e saj,

Një vajzë 13-vjeçare është gjetur e vdekur në një përrua një ditë pasi nëna e saj e raportoi të zhdukur.

Trupi i Milana Li u gjet në “rrethana të dyshimta” në Oregon më 10 maj, thotë policia.

Autopsia përcaktoi si shkak të vdekjes vrasjen, tha departamenti i policisë Beaverton në një deklaratë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nëna e Milanës e kishte denoncuar vdekjen e saj më 9 maj dhe vetëm një ditë më vonë, e mitura u gjet e vdekur.

Policia fillimisht e kishte përshkruar Milanën si një adoleshente të arratisur, duke shtuar se gjuha e saj e parë ishte rusishtja dhe kishte probleme me anglishten.

Trupi i saj u gjet në rrugën Rajonale Westside, e cila është më pak se një milje larg nga shtëpia e saj.

Oficerët po ndjekin disa pista në lidhje me rastin, tha departamenti i policisë.

Nuk janë dhënë detaje të tjera për ngjarjen e rëndë.

ME TE LEXUARAT