Nisma humanitare e Gjermanisë, ndihmon pacientët me Covid të Sllovakisë

Bota

Nisma humanitare e Gjermanisë, ndihmon pacientët me Covid të

Shteti perëndimor gjerman i North Rhine-Westphalia ka rënë dakord të marrë pacientë me COVID-19 nga Sllovakia, tha sot një diplomat i lartë i Bratislavës.

“Sllovakia falënderon Gjermaninë dhe shtetin federal të North Rhine-Westphalia për pranimin e pacientëve sllovakë COVID-19 për trajtim urgjent në spitalet e tyre”, shkroi ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korcok në Twitter.

Një aeroplan mjekësor me pacientë pritet të zbresë në qytetin e Dortmundit sot në mbrëmje vonë.

Me qëllim lehtësimin e presionit mbi sistemin e kujdesit shëndetësor sllovak gjatë valës së tij të tretë të COVID-19, vendet fqinje kanë ofruar ndihmë për vendin malor të BE-së.

Pacientët e parë sllovakë u transferuan në një spital në Gorlice, në Poloninë e Jugut, në fillim të kësaj jave.

Sipas agjencisë së lajmeve TASR, Gjermania dhe Polonia kanë ofruar ndihmë në trajtimin e pacientëve, të cilët kanë nevojë për ventilim artificial të mushkërive.

ME TE LEXUARAT