Nga Zagrebi në Sarajevë/ Qëllohet avioni me plumb në mënyrë misterioze, nga erdhi ?

Bota

Nga Zagrebi në Sarajevë/ Qëllohet avioni me plumb në

Një avion i “Croatia Airlines”, i cili u ul në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Sarajevës të mërkurën mbrëma, ka pasur dëme që supozohet se janë shkaktuar nga armët e zjarrit.

Pas marrjes së informacionit se nga kontrolli i rregullt i aeroplanit në aeroportin e Sarajevës, i cili ka mbërritur me një fluturim nga Zagrebi, ka rezultuar dëmtim i trupit të avionit, i cili mund të jetë shkaktuar nga një plumb nga arma e zjarrit, raporton N1.

Dëmet e konstatuara nuk kanë rrezikuar në asnjë mënyrë sigurinë e fluturimit dhe të pasagjerëve dhe nga ekzaminimi i detajuar do të përcaktohet mënyra e dëmtimit, si dhe siguria e avionit për fluturime të mëtejshme, tha prokuroria, që ka kërkuar gjithashtu një hetim. 

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

 

 

ME TE LEXUARAT