Ndryshimet klimatike/ Vala e të nxehtit "mbërthen" Tajlandën, 30 të vdekur

Bota

Ndryshimet klimatike/ Vala e të nxehtit "mbërthen"

30 persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta, në Tajlandë. Autoritetet e Bangkok këshilluan sërish sot miliona banorët e kryeqytetit tajlandez të qëndrojnë brenda për shkak të rreziqeve të konsiderueshme shëndetësore nga nxehtësia ekstreme.

Për të dytën ditë radhazi, temperatura ka shënuar 52 gradë Celsius në Bangkok, sipas autoriteteve. Prilli konsiderohet muaji më i nxehtë dhe më i thati në Tajlandë, por këtë vit vapa është përkeqësuar nga fenomeni i motit El Nino.

Vende të tjera në Azinë Juglindore po përballen gjithashtu me një valë ekstreme të të nxehtit këtë javë, duke përfshirë Bangladeshin, Mianmarin dhe Filipinet, ku mijëra shkolla kanë pezulluar mësimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Mianmar, temperaturat shënuan nivele rekord dje, me temperaturën që shënoi 45.9 gradë Celsius, dhe vendi do të përballet me temperatura të ngjashme edhe sot.

ME TE LEXUARAT