Ndodh edhe kjo! Ukrainasit joshin turistët: Ejani! Kemi bomba, ndërtesa të shkatërruara, tanke të...

Bota

Ndodh edhe kjo! Ukrainasit joshin turistët: Ejani! Kemi bomba,

Edhe pse turistët tentojnë të shmangin vizitat në zonat e prekura nga luftërat, një platformë online dhe agjencia turistike ‘VisitUkraineToday’, e ka menduar krejt ndryshe.

Gjashtë muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë, kjo platformë ka filluar turnetë ditore të ashtuquajtura “qytetet e trimave”, që i mbijetuan sulmeve ruse dhe po vazhdojnë t’ju kundërpërgjigjen, duke u ofruar turistëve turne njëditore për të përjetuar atë se si është të jetosh në një vend ku po zhvillohet lufta e përgjakshme.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare kundër udhëtimit në Ukrainë, Visit Ukraine tregon se deri më tani ka shitur 150 bileta, derisa ueb-faqja që ofron informacione për udhëtimin e sigurtë në Ukrainë, ka 1.5 milionë vizita në muaj – që janë rritur për 50 për qind në raport me periudhën para pushtimit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT