Gruaja tenton të kalojë 3 orë "Rolex" në aeroport, duke i fshehur në organet gjenitale
Një rast i pazakontë i tentativës për të kaluar sende të paligjshme është zbuluar në aeroportin e Spanjës.
Sipas mediave të huaja, një grua ka tentuar të kalojë 3 orë “Rolex”, secila me vlerë 100 mijë euro, duke i fshehur ato në organet e saj gjenitale.
Gruaja, e cila udhëtonte nga Spanja drejt Italisë, i kishte futur orët brenda vaginës së saj, në mënyrë për t’i kaluar pa u pikasur.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Orët raportohet se ishin të vjedhura.
Gruaja u arrestua, teksa u zbulua se ajo ishte pjesë e një bande nga Napoli, që trafikonte sende të vjedhura.