Ndëshkohet keq gazetarja ruse që protestoi në TV për Ukrainën

Bota

Ndëshkohet keq gazetarja ruse që protestoi në TV për

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila ka protestuar të martën gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në një televizion rus, kundër luftës në Ukrainë, është gjobitur me 213 dollarë për “organizim të një ngjarjeje masive të paligjshme”.

Gjykata e ka shpallur atë fajtore, ka thënë agjencia e lajmeve, RIA.

Faqja e pavarur, Meduza, ka thënë se ajo është gjobitur për video-adresimin që e ka incizuar vetë, dhe jo për protestën në studion televizive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Televizioni shtetëror është burimi i vetëm i lajmeve për miliona rusë.

Ai mbështet linjën e Kremlinit, sipas të cilit Rusia është detyruar të veprojë në Ukrainë për ta çmilitarizuar këtë shtet dhe për ta denazifikuar, si dhe për të mbrojtur rusisht-folësit nga “gjenocidi”.

Ukraina dhe pjesa më e madhe e botës kanë dënuar këtë pretendim, duke e konsideruar pretekst të rremë për pushtim të një vendi demokratik.

Gati 3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës tre javë më parë.

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./evropaelire

ME TE LEXUARAT