“Ndaloni urgjent anijen me flamur rus”, Ukraina thirrje të fortë Turqisë: Kanë vjedhur…

Bota

“Ndaloni urgjent anijen me flamur rus”, Ukraina thirrje të

Ukraina i ka kërkuar Turqisë ditën e sotme që të ndalojë një anije ruse Zhibek Zholy.

Anija supozohet se përmban një ngarkesë drithi të marrë nga porti i pushtuar nga Rusia i Berdyansk në juglindje.

Ministria e Jashtme e Ukrainës, duke cituar informacionin e marrë nga administrata detare e vendit, tha se Zhibek Zholy kishte marrë rreth 4,500 tonë drithë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë pasi u raportua më herët se Rusia ka filluar transportimin e grurit nga territoret e pushtuara në Ukrainë.

Kievi ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Rusinë për vjedhjen e grurit nga zonat e pushtuara, gjë që Moska e ka mohuar – por frika nga mungesa e ushqimit është rritur pavarësisht.(gazetashqip)

ME TE LEXUARAT