"Na rrezikohet reputacioni", ministria i pajisi me maska rozë, policët dalin në protestë

Bota

"Na rrezikohet reputacioni", ministria i pajisi me maska rozë,

Policia italiane ka protestuar pasi Ministria e Brendshme u shpërndau maska rozë anti-Covid, duke thënë se ngjyra rrezikon të dëmtojë reputacionin policave burra.

 “Nuk e kuptojmë arsyen e blerjes së maskave në një ngjyrë që në pamje të parë do të dukej e papajtueshme me forcat tona”, shkruan sindikata e policisë në një letër drejtuar Ministrisë së Brendshme.

“Tregu është i pakuptueshëm”, shkruhet në letër, duke shtuar se pas dy vitesh pandemie, duhet të jetë e lehtë për të blerë maskat e duhura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të ardhmen, maskat duhet të jenë vetëm të zeza, të bardha ose blu, shkruajnë policët në letër. Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria e Brendshme.

ME TE LEXUARAT