Mrekulli, lindi në muajin e pestë, foshnja feston 1 vjetorin e lindjes

Bota

Mrekulli, lindi në muajin e pestë, foshnja feston 1 vjetorin e lindjes

Një foshnje e lindur para kohe, e cila peshonte më pak se gjysmë kilogrami, ka festuar këtë vit një vjetorin e lindjes, duke hyrë kështu në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Mrekulli, lindi në muajin e pestë, foshnja feston 1 vjetorin e lindjes

Richard Scott William Hutchinson ka lindur kur ishte vetëm pesë muajsh dhe për këtë arsye është pranuar nga “Guinness” si foshnja më e parakohshme e cila ka arritur të mbijetojë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Mrekulli, lindi në muajin e pestë, foshnja feston 1 vjetorin e lindjes

Ai kishte lindur në një spital të fëmijëve në Minnesota të Minneapolisit, pasi nëna e tij, Beth Hutchinson kishte pësuar komplikime shëndetësore.

Richardi kishte lindur 131 ditë para datës që do të duhej të lindte dhe peshonte vetëm 300 gram.

Mjekët u kishin dhënë zero shanse të mbijetesës prindërve të foshnjës. Mirëpo, në dhjetor të vitit 2020, pasi kishte kaluar më shumë se gjashtë muaj në spital, foshnjës i ishte përmirësuar gjendja dhe prindërit e kishin marrë atë në shtëpi.

ME TE LEXUARAT